Uncategorized

Sekretarja e Thesarit të SHBA-së: Veprimet e Rusisë fyerje e papranueshme ndaj rendit global me pasoja ekonomike

Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen paralajmëroi të mërkurën për valët tronditëse të ekonomisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke përfshirë ndërprerjet në furnizimet me ushqime dhe energji, sipas CNN.

“Veprimet e Rusisë përbëjnë një fyerje të papranueshme ndaj rendit global të bazuar në rregulla dhe do të kenë pasoja të mëdha ekonomike në Ukrainë dhe më gjerë”, tha Yellen.

Lexo më shumë  Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm

Lufta dhe përgjigja e Perëndimit  kanë rritur tashmë çmimet e ushqimeve dhe energjisë dhe shqetësimet për ngadalësimin ekomonik apo edhe recesion”, theksoi Janet.

Sekretarja e Thesarit vuri në dukje se Rusia dhe Ukraina së bashku përbëjnë gati një të tretën e eksporteve botërore të grurit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *