KryesoreLajme

Sekretarja e Përgjithshme e organizatës më të madhe social-demokrate në botë, Internacionales Socialiste (SI), Chantal Kambiwa, me mesazh të fuqishëm në mbështetje të Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sekretarja e Përgjithshme e organizatës më të madhe social-demokrate në botë, Internacionales Socialiste (SI), Chantal Kambiwa, me mesazh të fuqishëm në mbështetje të Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mesazhi i saj:

Të dashur shokë,

I dashur Albin,

Në emër të Internacionales Socialiste, dua të përcjellë solidaritetin tonë dhe dëshirat më të mira për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe lideri i saj Albin Kurti janë pjesë aktive dhe e përkushtuar e familjes sonë të madhe që përfaqëson lëvizjen globale progresiste, për të cilën bota ka nevojë sot.

Albin Kurti nga mosha e re, në mënyrë konsistente, ka dëshmuar përkushtimin e tij për drejtësi dhe ka luftuar për fuqizimin e të gjithë kosovarëve.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova ka arritur të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian të Esports përgjatë këtij viti

Qeverisja katër vjeçare social-demokrate e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë ka sjellë progres ekonomik paralelisht me konsolidimin demokratik

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurti janë partnerët tanë të përkushtuar të angazhimit global kundër të djathtës ekstreme dhe autoritarizmit

Me progresin ekonomik e demokratik në katër vitet e fundit, Kosova ka dëshmuar që e ka vendin në të gjitha institucionet e mëdha europiane dhe botërore.

Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka treguar aftësi serioze për t’i trajtuar sfidat e pandemisë dhe inflacionit duke i dalë në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë.

Me menaxhimin e mirë të parasë publike, Qeveria zbatoi një politikë të mençur të shpërndarjes, ku përfitues ishin të gjithë dhe në veçanti grupet në nevojë.

Lexo më shumë  Dogana e Kosovës pjesë e forumit në Organizatës Botërore të Doganave

Kosova është një partner kyç për paqe dhe stabilitet në Europën Jug-lindore, dhe ne i mbështesim të gjitha angazhimet e Albin Kurtit në këtë drejtim.

Këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për kosovarët, por edhe për të gjithë ne, pasi ne kemi nevojë që lëvizja jonë progresiste të jetë forca udhëheqëse në botë.

Të dashur shokë, i dashur Albin, ne jemi të bindur që qytetarët e Kosovës do ta vlerësojnë gjithë progresin e arritur viteve të fundit në rrethana shumë sfiduese.

Ju urojmë edhe një herë rezultat të shkëlqyeshëm në zgjedhjet e së dielës.

VETËVENDOSJE! na keni mbrapa!

Rruga Press

YouTube player