BotaKryesore

Sekretarja amerikane e Thesarit alarmon perëndimin: SHBA-të mund të jenë përgjegjëse për humbjen e Ukrainës

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të jenë përgjegjëse për humbjen e Ukrainës nëse Kongresi refuzon kërkesën e administratës Biden për miliarda dollarë tjera për vendin e shkatërruar nga lufta, raporton Reuters.

“Së bashku me kolegët e mi fola me përfaqësuesit e Kongresit. Mendoj se ata e kuptojnë se kjo është një situatë shumë e vështirë, dhe se ne mund të mbajmë përgjegjësi për humbjen e Ukrainës nëse nuk sigurojmë fondet e nevojshme, duke përfshirë mbështetjen për buxhetin ukrainas, që është veçanërisht e rëndësishme,” tha Yellen në një deklaratë për gazetarët në Mexico City.

Para kësaj, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi se vonesa e ndihmës amerikane paraqet një rrezik të madh për ta, për shkak të të cilit Ukraina mund të humbë luftën kundër Rusisë pas gati dy vjetësh.

Lexo më shumë  OKB-ja mban takim urgjent për situatën në Gaza, Britania kritikon ashpër Izraelin

Zelensky më pas anuloi fjalimin e planifikuar para anëtarëve të Kongresit, në të cilin po zhvillohen beteja për kërkesën e republikanëve që paketa financiare me vlerë 100 miliardë dollarë, përveç ndihmës për Ukrainën dhe Izraelin, të përfshijë edhe një rishikim të politikës së imigracionit dhe forcimin e kufijve amerikanë.

Kongresi amerikan ka miratuar më shumë se 110 miliardë dollarë për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, por pasi republikanët morën kontrollin e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve në fillim të vitit, nuk janë ndarë fonde shtesë për luftën në Ukrainë.

“Financimi i Ukrainës është gjithashtu një çështje kyçe për aleatët e Amerikës në Evropë, të cilët i japin asaj ndihmë shumë më bujare, për ta ndihmuar në luftën kundër agresionit rus”, tha Sekretarja amerikane e Thesarit.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci: Që nga fillimi i mandatit kemi investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit

“Ukrainës thjesht po i mbarojnë paratë. Ukraina shpenzon gjithçka që merr nga taksat për mbrojtjen dhe pagat për ushtarët dhe komandantët. Pa paratë që dërgojmë në shenjë mbështetjeje, do të mungonin shkollat, spitalet dhe ndihma e parë”, shtoi ajo.

Ndihma e SHBA për Ukrainën erdhi “me mekanizma të fortë kontrolli për të parandaluar korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve”, theksoi Yellen.

“Sa i përket mbështetjes direkte për buxhetin e shtetit të Ukrainës, ajo do të kalojë përmes Bankës Botërore, masat mbrojtëse kundër korrupsionit të së cilës do të sigurojnë që paratë të përfundojnë në vendin e duhur, shtoi Sekretarja e Thesarit.

YouTube player