KryesoreLajme

Sekretari i NATO-s sot në Prishtinë – në kohën kur Serbia po rrit tonet kërcënuese ndaj Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë.

Sipas njoftimit nga NATO, gjatë vizitës së tij në Kosovë, Stoltenberg do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë bisedime me znj. Vjosa Osmani-Sadriu dhe z. Albin Kurti. Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it të NATO-s, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave.

Lexo më shumë  Borrell: Serbia ka shkallë shumë të ulët të bashkërendimit me politikën e jashtme të BE-së

Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se vizita e tij po ndodh në një kohë kur situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë, kjo duke marrë parasysh edhe deklaratat e fundit të kryeministrit Kurti lidhur me riorganizimin paramilitar e terrorist të Milan Radoiçiqit në Rashkë.

Kurti tha të dielën se kjo po ndodh me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb, derisa theksoi se Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.

Lexo më shumë  Rezoluta për Srebrenicën, Kandiq: Hap para në ndalimin e glorifikimit të kiminelëve të luftës

Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

E të njëjtën gjë e tha edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai u shpreh se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë.

YouTube player