Sekretari i Jashtëm britanik takon në Kiev presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy
Në kuadër të vizitës së tij në Kiev, Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka zhvilluar një takim me Presidentin Volodymyr Zelenskyy.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se Cleverly ka thënë se i kishte premtuar presidentit ukrainas se Mbretëria e Bashkuar do e mbështesë Ukrainën,
Më herët, Mbretëria e Bashkuar njoftoi një paketë mbështetjeje “praktike” për Ukrainën duke përfshirë 35 automjete emergjente.
Ai gjithashtu do të sigurojë 3 milionë funte për rindërtimin e infrastrukturës lokale si shkollat dhe strehimoret, si dhe fonde shtesë për të mbështetur të mbijetuarit e sulmeve seksuale.
Rruga Press