Bota

Kiev: operacioni pa drita në zemrën e një fëmijë (video)

Siç po shihet prej ditësh, sulmet ruse në Ukrainë po synojnë objektet energjetike, me qëllim kolapsimin e jetës aty. Kjo, pasi Moska po dështon “në sheshin e burrave” – në fushëbetejën klasike.

Kësisoj, një video tronditëse është publikuar nga Guardian, me mjekët në një spital të Kievit që kryejnë një operacion në zemër të hapur mbi një fëmijë, ndërsa qyteti është zhytur në errësirë.

Lexo më shumë  Partia socialiste franceze reagon në lidhje me vizitën e presidentit kinez në Francë: Xi Jinping përfaqëson shtypjen dhe autoritarizmin brenda Kinës

Sipas Borys Todurov, kirurgut që filmoi operacionin, ai tashmë ishte duke u zhvilluar kur papritmas u shua rryma. “Kështu po bëjmë sot operacionin në zemër”, tha ai.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *