Bota

Sekretari britanik i mbrojtjes, Grant Shapps: Kina po i dërgon armë në Rusi

Kina po i dërgon ndihma ushtarake Rusisë që ajo ti përdorë kundër Ukrainës në vijën e frontit. Ky është pretendimi I sekretarit britanik i mbrojtjes, Grant Shapps.

Në fjalimin në Konferencën e Mbrojtjes në Londër Shapps tha se ka prova se Rusia dhe Kina po bashkëpunojnë për pajisjet luftarake. Ai i bëri thirrje NATO-n që të forcojë shpenzimet për mbrojtjen e territorit në të gjithë aleancën.

Sinkron Inteligjenca e mbrojtjes amerikane dhe britanike mund të zbulojnë se ndihma vdekjeprurëse tani po fluturon nga Kina në Rusi. Është koha që bota të zgjohet. Dhe kjo do të thotë përkthimi i këtij momenti në plane konkrete. Dhe kjo fillon me hedhjen e themeleve për një rritje të shpenzimeve në mbarë aleancën për parandalimin tonë kolektiv.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Shapps nuk dha prova për të mbështetur pohimin e tij, por ai tha se kishte pasur një rritje prej 64% në tregtinë midis vendeve që nga fillimi luftës u shpreh se Kina dhe Rusia po i mbulojnë shpinën njëri-tjetrit”.

Por këto pretendime u kundërshtuan nga këshilltari i sigurisë kombëtare të Joe Biden, Jake Sullivan. Sipas tij është e vërtetë se ka pasur një shqetësim më parë, por një gjë e tillë deri më sot nuk është vërtetuar.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Megjithatë, SHBA ka një shqetësim për atë që Kina bën për të ushqyer fuqinë luftarake Ruse, duke mos dhënë armë drejtpërdrejt, por duke ofruar të dhëna për bazën industriale të mbrojtjes ruse”, shtoi ai.

Presidenti kinez Xi Jinping mirëpriti homologun rus Vladimir Putin në Pekin në fillim të këtij muaji, ku të dy udhëheqësit treguan unitet dhe bashkëpunim. Xi tha në një deklaratë pas bisedimeve me Putinin se ata ranë dakord për nevojën e një “zgjidhjeje politike” për luftën.

Rruga Press

YouTube player