Lajme

Seanca plenare/ Garda ndalon tek dera 24 deputetët e PD-së

Deputetët e Partisë Demokratike shkuan herët sot në kuvend për të hyrë në seancë por kanë gjetur përballë gardën që i ka ndaluar hyrjen brenda. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00.

Ora 08:50 Deputetët e Partisë Demokratike shkuan herët sot në kuvend për të hyrë në seancë por kanë gjetur përballë gardën që i ka ndaluar hyrjen brenda.

Sot hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave në seancën parlamentare të 30 shtatorit 2024.

Bardhi: S’lejojmë normalitet
Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare e cila pritet të mos jetë normale për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit dhe burgosjes me 1 vit të Ervis Salianjit me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.

Lexo më shumë  Ministri Vitia: Jemi afër zbatimit të Ligjit për çmimet e barnave

Sot hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave në seancën parlamentare të 30 shtatorit 2024.

24 deputetët e PD të përjashtuar
1.Gazment Bardhi – 60 ditë i përjashtuar
2.Flamur Noka – 60 ditë i përjashtuar
3.Bledion Nallbati – 60 ditë i përjashtuar
4.Edi Paloka – 10 ditë i përjashtuar
5.Saimir Korreshi – 40 ditë i përjashtuar
6.Lefter Gështenja – 40 ditë i përjashtuar
7.Luan Baçi – – 40 ditë i përjashtuar
8.Agron Gjekmarkaj – 40 ditë i përjashtuar
9.Dhurata Çupi – – 40 ditë i përjashtuar
10.Xhelal Mziu – 40 ditë i përjashtuar
11.Ina Zhupa – 40 ditë i përjashtuar
12.Zheni Gjergji – 40 ditë i përjashtuar
13.Helidon Bushati – 40 ditë i përjashtuar
14.Lindita Metaliaj – 40 ditë i përjashtuar
15.Ramadan Lika – 40 ditë i përjashtuar
16.Asllan Dogjani – 40 ditë i përjashtuar
17.Qani Xhafa – 40 ditë i përjashtuar
18.Flamur Hoxha – 40 ditë i përjashtuar
19.Isuf Çela – 40 ditë i përjashtuar
20.Kastriot Piroli – 40 ditë i përjashtuar
21.Lodovik Hasani – 40 ditë i përjashtuar
22.Kasem Mahmutaj- 40 ditë i përjashtuar
23.Edmond Spaho – 40 ditë i përjashtuar
24.Dashnor Sula – 40 ditë i përjashtuar

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti e ministrja Nagavci përurojnë çerdhen e re në Suharekë

Rruga Press

YouTube player