Lajme

Seanca e Kuvendit për propozimin francez vazhdon sot në RMV

Këtë të shtunë, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë diskutimin për dokumentin e njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Shërbimet e Kuvendit kanë bërë të ditur se për të shtunën kanë mbetur edhe tre deputetë me fjalimet e paralajmëruara, ndërsa më pas pritet edhe votimi për miratimin e propozimit të Francës.

Kuvendi i RMV-së ka nisur debatin të enjten, por për shkak të numrit të madh të deputetëve të paraqitur për fjalim, seanca ka vazhduar deri në orët e vona të së premtes, ndërsa do të vijojë edhe të shtunën, në ditën e tretë të diskutimeve.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Gjatë ditës së premte, deputetët e VMRO DPMNE-së përmes fishkëllimeve me bori i penguan deputetët e partive në pushtet që të mbajnë fjalimet e tyre.

Ata u akuzuan nga deputetët e LSDM-së, se përveç kaosit, nuk ofrojnë asgjë tjetër për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Propozimi parasheh kapërcimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës, si të barabartë me popujt e tjerë.

Mospajtimet për këto çështje kanë bërë që Bullgaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, të bllokojë nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për më shumë se dy vjet.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Propozimi i Francës, prej shtatë pikash, kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët.

Miratimi i propozimit në Kuvend do të nënkuptonte mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, ndërsa kapitujt e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE do të nisnin vetëm pas ndryshimeve kushtetuese.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *