Bota

Bota po përballet me temperatura ekstreme. Meteorologët: Pritet të ndodhë ajo që ishte parashikuar për vitin 2050

Ngrohja globale po jep pasojat e veta në ndryshimet klimatike me të cilat po përballet bota sot, kështu shprehet një nga Meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar, i cili shprehet se ndryshimet klimatike që ishin parashikuar për në vitin 2050 po ndodhin tani, shkruan CNN. Simon Lee, një shkencëtar në Universitetin Columbia në Nju Jork, vuri në dukje ngjashmërinë e habitshme midis perspektivës së vitit 2050 dhe parashikimit për fillimin e javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar.

“Parashikimi për të martën është pothuajse identik në zona të ndryshme të vendit”, shkroi Simon në Tëitter, duke shtuar se “ajo që do të vijë të martën tregon një pasqyrë të së ardhmes”.

Në 30 vite, ky parashikim do të duket më real. Temperaturat parashikohen të jenë 10 deri në 15 gradë më të larta se normalja në fillim të javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar. Termometri mund t’i afrohet 40 gradë Celsius. Këto ndryshime drastike të temperaturave i kanë shtyrë meteorologët të ndezin kambanat e alarmit.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Temperaturat shënjojnë një rekord të ri, ku temperatura më e lartë e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë 38.7 gradë Celsius. Sipas mediave të huaja kjo situatë do të zgjasë disa ditë dhe vapa ekstreme është konsideruar si një nga ngjarjet më vdekjeprurëse vitet e fundit, duke shkaktuar vështirësi në rrugët e frymëmarrjes si dhe probleme me sëmundjet e zemrës.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Qindra njerëz vdiqën për shkak të temperaturave ekstreme. Zyrtarët në British Kolumbia se për shkak të vapës janë regjistruar 800 viktima më shumë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *