Bota

Scholzi: BE-ja të përcaktojë shpejtësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është deklaruar duke arritur në samitin e BE-së në Bruksel, se Bashkimi Evropian duhet të përcaktojë shpejtësinë me të cilën vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia do t’i afrohen BE-së.

Sipas Scholzit, integrimi i këtyre vendeve në BE duhet të jetë i suksesshëm, por kjo nënkupton sipas tij, që këto vende të përmbushin kritere si shteti i së drejtës, kushtet demokratike dhe ekonomike.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

“Kjo vlen për të gjitha vendet dhe të gjitha vendet po bëjnë përpjekje. Ne nuk duhet të lejojmë që historia të përsëritet”, ka thënë ai, duke shtuar se 20 vjet më parë në Selanik, BE-ja u ka bërë një premtim vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se “të gjithë menduan se këto vende do të anëtarësoheshin për një periudhë prej dy deri në tetë vjet, por 20 vjet më vonë kjo nuk ndodhi”.

“Tani duhet të jemi shumë të qartë për shpejtësinë e integrimit dhe ne vetë duhet të sqarojmë vendimet tona personale”, ka thënë Scholzi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *