Bota

Scholz: Putinit nuk do t’i funksionojë taktika që t’i vë zjarrin vendit, kemi arritur të çlirohemi nga varësia e gazit rus

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar sot se “taktika ruse për t’i vënë zjarrin vendit”, nuk do t’i ndihmojë Rusisë ta fitojë luftën kundër Ukrainës.

Madje sipas tij do të jetë krejt e kundërta, pasi një taktikë e tillë vetëm sa e forcon Aleancën perëndimore kundër Rusisë.

Para deputetëve të parlamentit gjerman, Scholz theksoi se “Putini po e përdor urinë dhe energjinë si armë”, duke shtuar se “kjo nuk do ta ndihmojë Rusinë që ta fitojë luftën”.

Lexo më shumë  Moska ndryshon kufijtë në Balltik? Synon ujërat e Lituanisë e Finlandës: Përshkallëzim me NATO

“Kjo vetëm sa forcon vendosmërinë dhe përpjekjet e Ukrainës dhe aleatëve të saj”, tha Scholz gjatë fjalimit të mbajtur.

“Në fund të fundit, terrori rus me raketa dhe bomba është veprim i dëshpërimit sikurse edhe mobilizimi i rusëve për luftë. Nuk do të lejojmë që eskalimi i fundit i Moskës të kalojë pa përgjigje”, theksoi kancelari gjerman.

Scholz pranoi se “Gjermania është çliruar nga varësia e gazit rus”, por se akoma po punon në zbritjen e çmimit të gazit, që përfshin edhe arritjen e marrëveshjeve të reja dhe porositë e gazit nga vendet e tjera.

Lexo më shumë  Polonia mbështet një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *