Lajme

Scholzi më 10 qershor në Kosovë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të zhvillojë një vizitë në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme. Kosova dhe Serbia do të jetë stacioni i parë i vizitës së kancelarit gjerman të premten më 10 qershor.

Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman, Wolfgang Bichner, ndër të tjera është planifikuar një vizitë nga Scholzi te trupat gjermane të KFOR-it në Kosovë.

Lexo më shumë  Shtetas maqedonas luftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner

Më pas, ai do të udhëtojë drejt Greqisë me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ku do të bashkohet në mbrëmje me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)”.

Më 11 qershor, kancelari gjerman do të niset për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas për në Bullgari.

Sipas një deklarate nga zyra e kancelarit, fokusi i udhëtimit të Scholzit do të jetë perspektiva e Bashkimit Evropian e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe. Përveç kësaj, tema qendrore do të jetë reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Lexo më shumë  Bedri Hamza "vjedhë" projektet e Qeverisë Kurti

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *