Bota

Anija libiane qëllon mbi anijet italiane të peshkimit

Një anije patrulluese libiane dyshohet se ka qëlluar ndaj dy anijeve të peshkimit italiane, përkatësisht “Salvatore Mercurio”, e cila ishte në ujërat ndërkombëtare në veri të Bengazit së bashku me “Luigi Primo”.

Mediat italiane njoftojnë se të shtënat paralajmëruese nuk kanë shkaktuar dëme në varka, apo lëndime.

Fregata Grecale e Marinës ndërhyri në zonë dhe i kërkoi varkës së patrullës që të largohej, ndërsa një ekip mjekësor hipi në anijet e peshkimit për të garantuar sigurinë. Për ngjarjen u vu në dijeni edhe ministri i Mbrojtjes Lorenzo Guerini, i cili ishte vazhdimisht i informuar për situatën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur dy anijet e peshkimit, të dyja të regjistruara në ndarjen detare të Katanias, u afruan nga një varkë patrullimi libiane, sepse do të kishin shkelur zonat e peshkimit të vendit të Afrikës Veriore.

Lexo më shumë  Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Sipas dëshmisë së atyre që ndodheshin në bordin e “Salvatore Mercurio”, libianët qëlluan me një sërë të shtënash paralajmëruese, pa shkaktuar dëme. Nga bordi i anijeve të peshkimit, që ndodheshin në ujërat ndërkombëtare në veri të Bengazit, u mor kërkesa për ndërhyrje, nga Grecale e Marinës, e cila është e angazhuar në një sërë aktivitetesh operacionale në zonën qendrore-jugore të Mesdheut. Ndërsa po shkonte drejt pikës ku ndodheshin anijet e peshkimit, nga fregata, ata kontaktuan me radio varkën patrulluese libiane, duke komunikuar se anijet e peshkimit ishin jashtë kufijve të Zonës së Mbrojtjes së Peshkimit (Zpp) të shpallur nga Libia dhe për këtë arsye i kërkuan të largohej. Kur arriti te dy anijet e peshkimit, nga anija Grecale hipi një ekip mjekësor për të konstatuar kushtet e marinarëve dhe një nga Brigada Marina San Marco për të garantuar kuadrin e sigurisë. Anija patrulluese libiane ndërkohë ishte larguar nga zona.

Lexo më shumë  Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

Dy anijet e peshkimit ndodheshin në Kanalin Siçilian, ku aktualisht praktikohet peshkimi i peshkut ton dhe shpatë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Unioni Italian i Punimeve Agroushqimore, i cili ngre shqetësimin për çështjen e sigurisë së peshkatarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *