Lajme

Scholz, Macron e Meloni takojnë së pari Kurtin e pastaj Vuçiqin – takimi nis në orën 14:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të qëndrojnë në Bruksel ku do të kenë takime të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

I pari që do të nis këto takime është kryeministri Albin Kurti. Kurti do të nis takimin me krerët evropianë rreth orës 14:00

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

“Takimet janë paraparë të nisin në orën 14:00. Së pari kryeministri Kurti takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, dhe liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë”, ka thënë Stano.

Ai ka bërë të ditur se pas Kurtit, rreth orës 14:30 do të nis takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët gjermanë, francez e italianë.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

Një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh se këto takime janë mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Presim që të dyja palët që të kthehen dhe t’i përmbushin obligimet e tyre pa vonesa si dhe të angazhohen për shtensionim. Nuk do të ketë takime të nivelit të lartë të dialogut, por vetëm takime individuale me liderë evropianë”, është shprehur Stano.

Rruga Press

YouTube player