Bota

Schmidt dorëhiqet nga roli i përfaqësuesit të lartë në Bosnjë-Hercegovinë

Pas pothuajse pesë vjetësh në detyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë-Hercegovinën, Christian Schmidt ka njoftuar vendimin për dorëheqje nga shërbimi në këtë vend, ka bërë të ditur Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë-Hercegovinë të hënën.

Në njoftim është bërë e ditur kërkesa e kësaj zyre për Këshillin e Zbatimit të Paqes që të nisë procesin e zgjedhjes së një përfaqësuesi të ri.

Ndonëse ka thënë se është bërë progres i rëndësishëm në funksionalizimin e Bosnjë-Hercegovinës, sipas Schmidtit, ka ende nevojë të kryhen reforma kyç për të arritur aspiratat euro-atlantike. 

Lexo më shumë  Elita komplot kundër Putinit? DW: Rriten masat e sigurisë për liderin rus, roli i Sergei Shoigu

“Edhe pse shpresoja që përfundimi i mandatit tim të përkonte me realizimin e programit ‘5+2’ dhe mbylljen e OHR-së, Bosnjë-Hercegovina nuk ka zbatuar ende reformat kyç, për të cilat puna e OHR-së mbetet thelbësore. I ftoj qytetarët dhe udhëheqësit politikë nga të dyja entitetet dhe të gjitha nivelet e pushtetit të intensifikojnë përpjekjet dhe së bashku me pasardhësin tim të punojnë për zbatimin e reformave dhe përparimin drejt integrimeve euro-atlantike,” ka deklaruar ai, raportoi “Dnevni Avaz”.
Qeveria federale e Gjermanisë pati njoftuar në janar 2021 kandidaturën zyrtare të Schmidtit për pozitën e përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lexo më shumë  Peter Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë, përfundon epoka 16-vjeçare e Orbanit

Schmidt është politikan i Unionit Kristian-Social (CSU) dhe ish-ministër i Bujqësisë i Gjermanisë. Ai ka qenë deputet në Parlamentin federal të Gjermanisë, i angazhuar veçanërisht në çështje të politikës së jashtme.

Rruga Press

YouTube player