KryesoreLajme

Sarrazin dhe deputeti Beyer në Kosovë, për Forumin ekonomik gjermano-kosovar

Oda ekonomike gjermano-kosovare në bashkëpunim me Komitetin lindor të ekonomisë gjermane do të organizojnë Forumin e dytë ekonomik gjermano-kosovar.

Sipas njoftimit, forumi do të hapet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, teksa të pranishëm do të jetë edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe deputeti i Bundestagut, Peter Beyer.
“Ky forum do të shërbejë si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova do të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike. Forumi do të hapet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Besnik Bislimi, dhe ambasadori Gjerman, z. Jörn Rohde. Të pranishëm do të jenë gjithashtu z. Manuel Sarrazin, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, dhe deputeti i Bundestagut, z. Peter Beyer”.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

“Forumi do të mirëpresë përfaqësues të njohur nga kompanitë gjermane dhe jo vetëm. Panele të nivelit të lartë, përfshirë përfaqësues nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik (BMWK) dhe liderë të kompanive gjermane, do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se Forumi ekonomik gjermano-kosovar i vitit 2022 i ka sjellë Kosovës një investim prej 20 milionë euro në sektorin e prodhimit.
“Forumi i këtij viti synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Rruga Press

YouTube player