Lajme

Sarandë/ Ujërat e zeza derdhen në det, banorët: Ky është skandal

YouTube player

Kryerja e punimeve për rehabilitimin e një segmenti të rrjetit të kanalizimeve, në Sarandë ka bllokuar qarkullimin në qytet.

Punimet pranë kryqëzimit të rrugës “Skënderbeu” me atë “Butrinti”, kanë devijuar internerarin.
Kështu linja e transportit publik Sarandë-Butrint, është kthyer në një makth, për shkak se shoferët duhet të bëjnë gati dyfishin e rrugës.


Ndërhyrja e nisur në 8 nëntor duhet të kishte përfunduar në 15 dhjetor, por punimet vazhdojnë ende dhe me ritme të ngadalta.

Lexo më shumë  Kryeprokurori Isufaj takohet me shefin e EULEX-it , diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Skandali në Bashkinë e drejtuar nga Adrian Gurma nuk mbaron këtu.Të gjitha ujërat e zeza po shkarkohen në det.

“Është skandal. Përsëri vazhdojnë hidhen ujërat e zeza në qytet, është e pafalshme. Nuk e pranon asnjëri këtë. Në një kohë që është bërë investimi.”

Ende nuk dihet data e përfundimit të punimeve pasi në zonat e kantierit mungojnë edhe tabelat e transparencës ku janë të afishuara afatet ligjore të punimeve.

Lexo më shumë  Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *