Sarandë: Familja që jeton në barake pa drita e pa ujë
Në Vrion të Finiqit, një barake e improvizuar me dërrasa e plasmas shërben si strehë për tre anëtarët e familjes Muhaxhi.
Mbijetojnë me të ardhurat që nxjerrin nga materialet e riciklueshme.
Por jo gjithmonë ia dalin.
Frigoriferin e përdor si dollap sepse nuk e vë asnjëherë në punë pasi nuk kanë drita.
Lexo më shumë Maqedonci i ndan medalje komandantit të FSK-së për kontributin në fuqizimin e ushtrisë
Madje Mimoza tregon se ka tentuar të blejë edhe gjakun për tu blerë bukë për fëmijët.
“Them ndonjëherë të shes gjakun por as gjakun s’na e marrin” thotë ajo.
Ajo ka një kërkesë për një shtëpi. /ora news/
Rruga Press


