Bota

Sanksione ndaj vajzave të Putinit

Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Joe Biden ka thënë se SHBA-ja do shpall sanksione ndaj dy vajzave të Vladimir Putinit.

Masa e fundit është në përgjigje të vrasjes masive të civilëve në Bucha të Ukrainës, e cila ka marrë dënimin ndërkombëtar.

SHBA-ja beson se shumë nga pasuritë e presidentit rus janë të fshehura te anëtarët e familjes.

Sanksionet do të synojnë gjithashtu gruan dhe vajzën e ministrit të jashtëm, Sergei Lavrov.

Lexo më shumë  Nënkryetari i qeverisë së Federatës së Bosnjes e konfirmon: Dje në Beograd më vranë vëllain e vogël

Sanksionet do të ndërpresin të gjithë anëtarët e ngushtë të familjes së Putinit nga sistemi financiar amerikan dhe do të ngrijnë çdo pasuri që ata mbajnë në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari tha se nëse Putini do të ndryshonte kursin në Ukrainë, sanksionet e SHBA-së potencialisht mund të ngadalësohen dhe ndoshta të hiqen.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që ndalon investimet e reja në Rusi.

Lexo më shumë  Ministri i mbrojtjes italiane: Sulmet ndaj civilëve të Gazës nuk mund të justifikohen më

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *