KryesoreLajme

Sanduloviqi: Policia e Vuçiqit e ka arrestuar avokatin britanik – reagon Alicia Kearns

Një avokat nga Britania e Madhe është ndaluar për orë të tëra në aeroportin ndërkombëtar të Beogradit dhe po merret në pyetje nga policia e Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviq, i cili ka dhënë edhe detaje përmes rrjeteve sociale.

“Avokati Michael Polak është ndaluar nga pjesëtarët e policisë së Vuçiqit që po e marrin në pyetje”, ka shkruar ai në platformë X.

Lexo më shumë  Azizi: Kur kemi një Kosovë të fortë, me integritet territorial cep më cep, kemi edhe shqiptarë të fortë në çdo pjesë të Ballkanit dhe rajonit

“A do të bëjë më në fund bashkësia ndërkombëtare diçka për regjimin diktatorial në Serbi?”, ka pyetur lideri i partisë Republikane të Serbisë.

Ndërkohë, ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka pohuar se “kjo është thellësisht shqetësuese” dhe se e ka informuar për ngjarjen Ministrinë e Jashtme.

Lexo më shumë  Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet

Britaniku është ndaluar pasi ka denoncuar së bashku me avokatin e Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviqin abuzimet dhe keqtrajtimet që i janë bërë politikanit serb.

Ndryshe, Snaduloviqi javë më parë ishte arrestuar dhe rrahur nga pjesëtarët Agjencia së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) pasi kishte publikuar një video teksa bënte homazhe pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz.

Rruga Press

YouTube player