Lajme

Sanduloviqi pas ndalimit të dinarit: Nuk do të pasurohen më Radojçiqi, Veselinoviqi e kriminelët e tjerë

Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, ku parashihet edhe ndalimi i përdorimit të dinarit serb në vend, e ka komentuar edhe politikani serb, Nikolla Sanduloviq.

Sandulloviqi ka thënë se me këtë vendim nuk do të pasurohen më terroristi, Milan Radojçiq, krimineli tjetër, Zvonko Veselinoviq dhe zyrtarë të Listës Serbe.

“A është e vërtetë se problemi tani ishin dinarët që i dërgoheshin Kosovës nga buxheti i Serbisë, pa asnjë kontroll të institucioneve të Kosovës dhe në letër? A është e vërtetë se shuma vjetore e dinarit kapte vlerën e 800.000.000 € dhe me të cilën nuk do të pasurohen më Milan Radojiçiq, Zvonko Veselinoviq, Goran Rakiq dhe kriminelë të tjerë nga Lista Serbe? A është shuma e saktë dhe a shkuan paratë tërësisht për të ndihmuar komunitetin serb?

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Evropë të dietës ushqimore

Kush nga Lista Serbe dhe përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë e ka disponuar këtë shumë dinar dhe si e ka tregtuar? Kujt dhe sa?”, ka shkruar Sanduloviq në Facekook.

Kështu, BQK-ja njoftoi të hënën se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Lexo më shumë  Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë

Rruga Press

YouTube player