Lajme

Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në OKB

Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës për ngritjen e çështjes së atentatit ndaj tij në mbledhjen e OKB-së në Nju Jork, i cili u bë nga policia sekrete serbe private BIA e Vuçiqit.

“Atentat i cili u urdhërua sepse vendosa lule në varrin e vajzës shqiptare të vrarë, Blerina Jashari, e cila ishte vetëm 7-vjeçe!. Tani e vërteta për rastin tim ka ardhur në OKB, që e gjithë bota ta dijë se si po përhapet urrejtja në Serbi nga regjimi diktatorial ndaj të gjithëve në Serbi që duan paqe dhe pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, shkroi Sandulloviq në postimin e tij në platformën X.

Lexo më shumë  Haxhiu për çështjen e presidentit: Çka thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë

Ai tha se tashmë edhe OKB-ja e di se si po persekutohen, arrestohen, rrihen e burgosen kundërshtarët politikë të Aleksandër Vuçiqit!

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shqipëria humb mbi 1 mln euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit