Lajme

Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të.

“Epoka e perandorive në Evropë ka marrë fund”, thotë Goncharenko, duke iu referuar, siç shprehet ai, trendit në Serbi.

Lexo më shumë  Korrupsioni, “Balluku” dhe ndërhyrja në drejtësi - Raporti i KE “nxin” Shqipërinë

Nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri dhe në revanshizëm, “duke u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan”, thotë Goncharenko.

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Pesë prokurorë u ndërruan, por vrasësi ende nuk dihet

Rruga Press

YouTube player