Bota

Sanchez merr parlamentin/ Socialistët në Spanjë-marrëveshje me Carles Puigdemont

Partia Socialiste e Punëtorëve arriti fitoren e parë në Parlament që pas zgjedhjeve kombëtare që u mbajtën në Spanjë.

Francina Armengol, e propozuar nga partia e kryeministrit në pushtet, Pedro Sanchez, mori shumicën e votave në raundin e pare për tu zgjedhur kryetare.

Kandidatja socialiste mori mbështetjen e plotë të partive të majta dhe të nacionalistëve, përfshirë partinë “bashkë për katalonjën”.

Mediat spanjolle thonë se Partia Socialiste ka arritur një marrëveshje mëngjesin e të enjtes me partinë e Carles Puigdemont.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Në këmbim të mbështetjes, socialistët premtuan të promovojnë përdorimin e gjuhës katalanase në Parlament, si dhe ti japin fund represonit mbi referendumin të mbajtur në Katalonjë.

Më 23 korrik, asnjë grup politik nuk siguroi votat për të formuar qeverinë e re. Partitë e majta dhe të djathta kanë pothuajse të njëjtin numër vendesh në Parlament dhe partia e Puigdemont do ta shesë mbështetjen për një ofertë të lartë.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Tashmë Pedro Sanchez do të kërkojë nga Mbreti mandatin për formimin e qeverisë së re.

Rruga Press

YouTube player