Sport

“San Siro” do të presë derbin 1 miliard eurosh

Derbi i Milanos ditën e diel do të vendos shumë për të ardhmen e kampionatit të Seria A, megjithatë, sido të shkojë rezultati sportiv, “Corriere della Sera” shkruan se ky është një derbi prej një miliard eurosh, të paktën kaq duket se vlejnë lojtarët e dy skaudrave të Milanos.

Sipas të dhënave që ka publikuar Transfermarkt, grupi i lojtarëve të zikaltërve ka një vlerë merkatoje prej 525 milion eurosh, ndërsa grupi lojtarëve të kuqezinjëve vlerësohet me 476 milion euro, një shifër komplekse që është thuajse 1 miliard euro.

Grupi i lojtarëve kuqezi ka pësuar një rritje të vlerës krahasuar me ato të fillimsezonit kur kushtonte 335 milion, sot cmimi i lojtarëve të saj është 42% më shumë. Edhe pse janë larguar lojtarë me peshë si Donnarumma, apo Calhanoglu, kjo hapsirë boshe u mbush nga të rinjt si Rafael Leao apo Sandro Tonali.

Pavarësisht se ka në përbërje ky ekip emra si Ibrahimovic, Giroud apo Kjaer, mosha mesatare e kësaj skuadre është 25.3. Një shifër më e ulët se ajo e lojtarëve të Simone Inzaghit e cila është 28.4. Projekti Elliott për momentin po jep frytet e tij edhe sa i përket të ardhurave. Edhe pse borxhi mbetet ende i lart, 96.4 milion euro, ai është shumë më i ulët se në sezonin paraardhës 2019/2020.

Lexo më shumë  Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali

Megjithatë në kampin kuqezi mbetet ende në diskutim cështja e rinovimeve, mes tyre Kessie apo kapiteni Romagnoli i cili mund të largohet gratis në qershor. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për klubin i cili duhet të bëjë llogaritë me humbje të rëndësishme në aspektin sportiv.

Për të kaluar tek Interi, vlera e skuadrës është më e madhe se ajo e ekipit tjetër të Milanos, sipas Transfermarket. Këtë vlerë e rrisin lojtarë si Lautaro dhe Barella të cilët vlejnë respektivisht 80 dhe 65 milion euro.

I pari ka pak që ka rinovuar me Interin ndërsa pritet që të publikohet edhe rinovimi i Nicolo Barellas deri në vitin 2026. Një vlerësim ky që do të pasohet me sa duket edhe me shiritin e kapitenit zikaltër. Kushtet e rinovimit pritet të fillojnë me dyfishimin e pagës nga 2 që e ka aktualisht në 4,5, për të shkuar deri në 6 milion në dy vitet e fundit të kontratës së re.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Tema e bilanceve në shtëpinë e Interit është gjithashtu e nxehtë. Ata sapo kanë mbyllur bilancet me një humbje prej 246 milion eurosh, borxhi më i madh i krijuar nga të gjitha skuadrat e Serisë A.

Sigurisht që tashmë objektivi kryesorë i administratorit të deleguar Giuseppe Marotta është ulja e borxhit. Nga ana tjetër mbetet për t’u parë rinovimi i Brozovic, kontrata e së cilit skadon në qershor. Kroati kërkon 8 milion euro, ndërkohë që Interi nuk mund të shkojë më tepër se 6 milion dhe kjo gjë mund të cojë në ndarjene rrugëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *