Opinion/Aktualitet

Samiti për Demokraci: I miri, i Keqi dhe i Shëmtuari

Gjithçka ka të bëjë me listën e të ftuarve

Pardje, Politico publikoi një listë “në tentativë” të zbuluar të të ftuarve për Samitin virtual për Demokraci të muajit dhjetor, inovacioni kyç i politikës së jashtme të Presidentit Joe Biden. Takimi i premtuar prej kohësh kishte kuptim politik, pasi e kundërshtoi në mënyrë të favorshme shfaqte kundërshtimin me Biden dhe Donald Trump, përbuzja e dukshme e të cilit për demokracinë ishte një fakt përcaktues i politikës së tij të jashtme dhe gënjeshtrave të tij për zgjedhjet e vitit 2020. Dhe mbajtja e një samiti të tillë ka kuptim strategjik, sepse nëse më shumë vende janë demokraci të shëndetshme liberale, kjo është një shenjë e mirë për rendin botëror liberal amerikan.

Mirëpo, për disa arsye – fokusi në çështjet e politikës së brendshme, koronavirusi – Bideni, për zhgënjimin e entuziastëve të demokracisë, e ka minimizuar rëndësinë e këtij samiti. Ndërkohë që pandemia nuk ishte pengesë për udhëtimin e Biden në Glasgoë, Skoci, për një samit të ndryshimeve klimatike, Departamenti i Shtetit njoftoi se Samiti i Demokracisë do të jetë i formatit virtual, duke hequr dorë nga të gjithë joshja, simbolika dhe bisedat anash që i bëjnë samitet të duken të vlefshme.

Është padyshim më mirë të kesh një Samit virtual për Demokraci sesa të mos kesh një të tillë fare, megjithatë ky ka disa probleme serioze përtej formatit të caktuar – probleme që mund ta minojnë qëllimin e tij. Këtu janë të mirët, të këqijtë dhe të shëmtuarit.

I MIRI: A është Tajvani një shtet? Po! Lista e të ftuarve të zbuluar në Politico i referohet “shteteve dhe/ose qeverive të ftuara në Samitin për Demokraci në vitin 2021”. Dhe Tajvani është një prej tyre! Tani, kualifikimi i “dhe/ose qeverive” do të thotë se dokumenti mbetet në përputhje me politikën “e Një Kine”, por të ftosh Tajvanin do të thotë ta trajtosh atë si demokracinë e pavarur, e që është një e tillë.

Lexo më shumë  Protestat e dëshpërimit

I KEQI: A janë Pakistani, Maldivet dhe Republika Demokratike e Kongos demokraci? Jo, nëse këtë pyetje ia bën ndonjë personi të arsyeshëm. Po, nëse pyet administratën Biden. Të tria vendet janë vlerësuar respektivisht me 37, 40 dhe 20 nga 100 pikët nga Freedom House, e cila i etiketon ato si shtete “pjesërisht të lira”, dhe “jo të lira”, megjithatë të tria janë ftuar të marrin pjesë në samit.

Natyrisht, ka konsiderata gjeostrategjike të cilat e zbehin prodhimin demokratik. Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për ndihmën e Pakistanit për t’i evakuuar qytetarët e mbetur amerikanë nga Afganistani. Si rezultat, administrata duhet ta llogarisë Pakistanin si një demokraci.

Çfarë bënë Maldivet për ta fituar një ftesë për në klubin në të cilin nuk bëjnë pjesë, supozimi juaj mund të jetë po aq i mirë sa edhe imi.

Republika Demokratike e Kongos, nga ana e saj, është e vlefshme si një partnere në politikën e ndryshimeve klimatike. Ky shtet është i dyti më i madhi në botë, pas Brazilit, sa i përket pyjeve tropikale dhe shpyllëzimi nga ana e qeverisë kongoleze është një kërcënim serioz për një nga burimet kryesore natyrore të planetit. Vetëm katër ditë më parë, Presidenti Félix Tshisekedi u zotua ta luftojë shpyllëzimin gjatë samitit të Glasgout. Ndoshta një ftesë në samitin e demokracisë është shpërblimi që mund të marrë ai.

Mirëpo, ndërkohë që këto kompromise i shërbejnë qëllimeve të tjera, ato dëmtojnë kauzën e demokracisë, që është edhe qëllimi i vetëm i samitit. Ata do t’i demoralizojnë forcat demokratike, do t’i legjitimojnë brutalitetet që kryejnë këto qeveri dhe do ta dëmtojnë imazhin e Amerikës mes njerëzve të çdo vendi. Këto regjime tani mund të pretendojnë se kanë bekimin amerikan.

Lexo më shumë  Shqipëria e filipinasve?! Jo! Eshtë koha e fundit kur vendosim ne dhe jo Rama!

I SHËMTUARI: Hungaria nuk është pjesë e kësaj liste. Ka argumente të forta për të mos e ftuar Hungarinë. Viktor Orbán është një mini-Putin. Megjithatë, Hungaria është më demokratike dhe më e lirë sesa Pakistani – dhe sigurisht më shumë e lirë dhe demokratike se Republika Demokratike e Kongos. (Sipas Freedom House Hungaria është në vendin e 69.) Pra, çfarë metodologjie po përdor administrata Biden për të vendosur kë duhet ta ftojë? A po e marrin parasysh jo vetëm nivelin e demokracisë së një vendi, por gjithashtu  edhe faktin se ç’drejtim po merr ai vend? Në atë rast, pse është India në listë? Ndoshta Hungaria meriton të përjashtohet si një porosi për kthimin e saj, por Republika Demokratike e Kongos nuk ka treguar asnjë shenjë demokratizimi prej vitesh.

Administrata amerikane ka qenë në mënyrë të qartë në betejë me një problem të vështirë: Diagrami i Venit* i demokracive dhe aleatëve dhe partnerëve amerikanë ka mbivendosje të konsiderueshme, por nuk është një rreth i përsosur. Disa partnerë jodemokratikë e kanë bërë një prerje këtu. Disa aleatë të tjerë nuk e kanë bërë këtë. Por do të ishte turp nëse Samiti për Demokraci do të bëhej vetëm një takim i madh i vendeve që ka nevojë Amerika pa ndonjë kriter të mëtejshëm apo substancë morale – sepse atëherë cili do të ishte qëllimi?/Kallxo

Përgatiti: Nuhi Shala 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *