Lajme

Samiti i klimës, Mbretëresha: Koha e fjalëve iku, është koha e veprimit

“Është koha për veprim!” Me këtë mesazh ju drejtua mbretëresha Elizabeth liderëve botërorë të mbledhur për samitin e klimës në Britaninë e Madhe. Ajo u kërkoi atyre të mendojnë për brezat e ardhshëm, teksa negociojnë një ujdi përkufizimin e ngrohjes globale.

“Shpresoj se kjo konferencë do të jetë një nga ato rastet e rralla ku çdo kush do të ketë mundësinë të ngrihet mbi politikat e momentit dhe të tregoj burrë shtetësi. Shpresoj shumë që trashëgimitë e këtij samiti do të shkruhen në librat e historisë dhe do t’iu përshkruajnë ju si liderët që nuk latë t’iu shpëtonin mundësitë, dhe ju përgjigjët thirrjes së brezave të ardhshëm.

Lexo më shumë  Këlliçi: Rama ndërhyri te drejtuesit e medias italiane se mendonte e po fliste me Bolinon që i dhuroi tokë

Duhet të largoheni nga kjo konferencë si një komunitet kombesh me vendosmëri, dëshirë dhe plan për të adresuar ndryshimet klimatike dhe duke pranuar se koha për fjalët ka kaluar tani në kohën për veprim. Sigurisht përfitimet e këtyre veprimeve nuk do ti shijojmë ne sot, askush nuk jeton përgjithmonë. Por ne po e bëjmë këtë për fëmijët dhe nipërit tanë, dhe ata që do ndjekin hapat e tyre”, tha mbretëresha Elizabeth.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *