Bota

Samiti i G20 në Romë, ndryshimet klimatike dhe Covid në krye të axhendës

ITALI– Ndryshimet klimatike dhe pandemia e koronavirusit janë në krye të axhendës së Samitit të G20 I cili do të mbahet sot dhe nesër në Romë.

Sipas BBC, është hera e parë që liderët e G20 takohen ballë për ballë që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, Xi Jinping i Kinës dhe Vladimir Putin i Rusisë nuk do të jenë në Romë për samitin, duke zgjedhur në vend të kësaj të paraqiten përmes lidhjes video.

Takimi vjen mes paralajmërimeve gjithnjë e më të shoeshta për të ardhmen nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të ulur emetimet. Grupi i përbërë nga 19 vende dhe Bashkimi Evropian, vlerësohet të jetë përgjegjës për 80% të emetimeve në botë.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Duke folur përpara samitit dyditor, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson sugjeroi se dështimi për të vepruar do të rezultojë në kthimin e “qytetërimit tonë” prapa, duke i lënë gjeneratat e ardhshme “në një jetë që është shumë më pak e këndshme se e jona.”

Më shumë se gjashtë miliardë doza të vaksinës Covid janë administruar në mbarë botën, megjithatë, një letër drejtuar kryeministrit italian Mario Draghi, i cili po pret G20, nga më shumë se 160 ish-liderë botërorë dhe figura globale, theksoi se vetëm 2% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë një dozë.

Lexo më shumë  Nafta arrin mbi 100 dollarë për fuçi/ G7 diskuton përdorimin e rezervave strategjike

Ndërkohë, presidenti i SHBA Joe Biden do të bëjë presion që vendet të rrisin prodhimin e energjisë, mes çmimeve të larta, si dhe diskutimit të një plani për të parandaluar pandemitë e ardhshme. Grupi pritet gjithashtu të mbështesë një normë minimale globale tatimore të korporatës prej të paktën 15%, e cila mbështetet nga 140 vende në mbarë botën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *