Lajme

Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmuesve në Banjskë

Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të enjten dhe premten në Bruksel, do të shprehin shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ata do të bëjnë ftesë që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë, por edhe që Kosova e Serbia, pa vonesa dhe pa kushte, t’i përmbushin obligimet e tyre nga procesi i dialogut.

Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet që do t’i miratojnë liderët në këtë samit, ndërsa draftin e saj e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

“Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Fuqishëm dënon sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës [që ndodhën] më 24 shtator të vitit 2023. Bashkimi Evropian pret që kryesit të kapen dhe të vihen shpejt para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm”, thuhet në tekstin e draftit të konkluzioneve.

Lexo më shumë  Bislimi në Hungari, takohet me ministrin për Çështje të BE-së

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin nga një grup i armatosur serbësh mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Rruga Press

YouTube player