Lajme

Samiti amerikan për demokracinë, Biden: Korrupsioni ka gërryer besimin e qytetarëve, gazetarët jo të sigurtë

Amerikanët janë të shqetësuar për zbehjen e demokracisë në rang botëror, teksa përballen me dy superfuqi që ata i cilësojnë autoritare, Kinën dhe Rusinë. Në fjalën e tij këtë të enjte, presidenti Biden foli për ndihmë më të madhe ndaj gazetarëve që të hulumtojnë dhe sjellin më shumë transparencë për publikun, por theksoi gjerësisht se lufta frontale, kudo në botë, ndaj korrupsionit është prioritet.

Lufta ndaj korrupsionit që ka zbehur besimin e qytetarëve te institucionet dhe shteti, si dhe liria e medias e siguria e gazetarëve ishin dy temat qëndrore që adresoi ndër të tjera presidenti amerikan Joe Biden në samitin për demokracinë.

Biden: Këtë javë bëmë publike edhe strategjinë e parë amerikane për të luftuar korrupsionin. Ky krim zbraz fondet publike dhe qeveritë nuk plotësojnë detyrat ndaj qytetarëve, ndërsa kjo më pas zhduk besimin e qytetarëve te shteti dhe institucionet. Do të zvogëlojmë mundësinë që aktorët e korruptuar të përdorin sistemin financiar ndërkombëtar amerikan për të fshehur dhe larë paratë e tyre.

Lexo më shumë  Deputeti finlandez: Serbia nuk mund të ndikojë te shumica e shteteve kundër Kosovës në KiE

Por për të ndihmuar në luftën ndaj korrupsionit dhe për të forcuar besimin e qytetarëve te demokracia dhe institucionet e lira, një faktor përcaktues është media e lirë. Investimi në gazetari më të mirë dhe cilësore ishte një nga pikat që ceku gjerë presidenti amerikan Biden.

Biden: Mbështetja e transparencës qeveritare është e rëndësishme. Media është një faktor kycc në këtë pikë që qeveritë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Anekënd botës, liria e shtypit është nën kërcënim. Do të krijojmë një ndërlidhje të fortë ndërkombëtare që të ndihmojmë median e lirë në dobi të publikut. Do t’i ndihmojmë gazetarët përmes USAID-it, që të ketë një fond të posaccëm për ta. Do të mbrojmë gazetarët investigativë nga padi të ndryshme që bëhen, që gazetarët të mos e vijojnë punën e tyre. Do të krijojmë dhe financojmë projekte antikorrpusion që prekin shoqërinë civile, median, akademitë dhe do të mbrojmë ata denoncuesit.

Lexo më shumë  Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

Një pikë që u ndal kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte edhe lufta ndaj parajsave fiskale.

Samiti i SHBA-ve në mbrojtje të demokracisë, vjen ndërsa Amerika po përballet me dy superfuqitë globale në rritje, që ajo i cilëson autoritare dhe jodemokratike, Rusinë dhe Kinën./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *