KryesoreLajme

Sallova: Analistët po kriminalizojnë sovranitetin e Kosovës, në sinkron me diskursin e Serbisë

Bëjnë sikur janë të prekur analistët e ish-regjimit nëpër studio televizive kur populli i quan “media të Serbisë”, por harrojnë se çdo natë e krahasojnë veprimin e Albin Kurtit në veri me veprimet e Millosheviqit në Kosovë në vitet 1989-1999. Pra, e kriminalizojnë të drejtën sovrane të Kosovës për ta qeverisur çdo cep të territorit të saj të vogël.

Lexo më shumë  Shqipëria drejt fashizmit si valvul shkarkimi për kontradiktat sociale

Kjo qasje jo vetëm që është në sinkron të plotë me diskursin e qeverisë së Serbisë kundër sovranizimit të Kosovës, por për analogji i ngjan edhe përpjekjeve të Serbisë për të inkriminuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Prandaj, kush tjetër përveç Serbisë synon të njollosë dhe të inkriminojë çlirimin, shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës në çdo cep?

Nuk mund të mbrosh njërën dhe të kundërshtosh tjetrën. Po e mohave njërën, i ke mohuar të gjitha – dhe, deshe apo nuk deshe, ke kaluar në pozicion politik me Serbinë.

Lexo më shumë  Kurti prezanton projektet për katër hekurudha dhe pesë diga gjatë takimit me Odën Tregtare Kosovaro-Turke

Rruga Press

YouTube player