Lajme

Salianji: Shqipëria të jetë e gatshme për armë nëse preket Kosova

Nga ana tjetër, deputeti demokrat Ervin Salianji i kërkoi Peleshit të tregojë se cilat janë veprimet konkrete, pasi sipas tij Rama vetëm ka bërë deklarata kundër Kurtit duke mos dënuar asnjëherë politikën e Vuçiqit.

Salianji ka shtuar se Rama nuk ka bërë asgjë tjetër pos që është përplasur me kryeministrin Albin Kurti, teksa përqafon Vuçiqin dhe i kthen kurrizin Vjosa Osmanit.

“Është një situatë që mund të ketë përsëri tensione, situatë ku presidenti i Serbisë nëpërmjet dy pikave thotë do të vendosim në dispozicion njësi speciale për një operacion special ushtarak me të njëjta terma që përdor Putini në Rusi. Pa diskutim Shqipëria është e para që duhet të jetë e shqetësuar. Qeveria është e para që duhet të jetë e shqetësuar për Kosovën se po bëhet fjalë për agresion. Nuk mund të rrijë mënjanë Shqipëria kur SHBA-ja e dënon, kur ministrja gjermane, presidenti francez angazhohen, reagon DASH-i, Rama mund t’ia lehtësojë presionin Serbisë duke thënë mos i bëni presion për sanksionet dhe ta kalosh presionin te Kosova. Ministër, duhet të tërhiqeni nga një deklaratë. Atë që thatë nuk ngremë armët. S’po kërkon njeri që të ngrini armët. Shqipëria në çdo rast nëse preken kufijtë e një vendi të NATO-s, sidomos Kosovën, Shqipëria duhet të jetë e gatshme të bëjë gjithçka se aty ka operacione që ne edhe marrim pjesë. Shqipëria duhet të jetë e gatshme në çdo moment. Ne jemi të gatshëm për armët”, ka thënë Salianji.

Lexo më shumë  Sharjet e nxitja e dhunës pritet t’u kushtojnë deputetëve deri në 344 euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *