Bota

Saktësi e frikshme, shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin e fortë në Turqi

Studiuesi Frank Hoogerbeets ka arritur të parashikojë me përpikmëri të saktë tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë ëtë të hënë.

Përmes një postimi në Twitter, 4 ditë më parë, studiuesi thotë se një goditje e fortë sizmike me magnitudë 7.5 ballë mund të ndodhë në Turqi midis datave 4-6 shkurt.

Madje ai ka shpërndarë dhe një video në youtube, ku bën parashikimet dhe argumentimet pse pritet që të ndodhte ky tërmet.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

“Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordania, Siria, Libani)”, shkroi ai në Twitter më datë 4 shkurt.

Ndërkohë që në një postim tjetër në datën 2 shkurt ai shkruan: “Aktivitet më i madh sizmik mund të ndodhë nga data 4 deri në 6 shkurt, me shumë mundësi deri në mes ose të lartë 6 ballë. Ekziston një mundësi e lehtë për një ngjarje sizmike më të madhe rreth datës 4 shkurt”.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter.

Numri i viktimave deri tani raportohet mbi 800, ndërkohë që shumë persona kanë mbetur nën rrënoja.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *