KryesoreLajme

Qeveria e Kosovës lançon platformën për punësimin e të rinjve, jep 264 euro për secilin të punësuar

Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve ka lansuar sot Platformën për Punësim të të rinjve. Kjo skemë parasheh subvencionimin e pagës në shumë deri 264 euro nga Qeveria e Kosovës për gjashtë muajt e parë të punësimit të të rinjve.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se punësimi dhe drejtësia janë titulli i programit të Qeverisë.

Sipas tij, me këtë program do të mbështeten bizneset, duke përgatitur kuadrat e reja për punë dhe mbështetur ata edhe financiarisht.

“264 euro do të subvencionohen nga Qeveria në vlerë të pagës minimale që ka kaluar në lexim të parë në Kuvend për gjashtë muaj”, ka bërë të ditur Kurti.

Lexo më shumë  Drejtuesi i programit televiziv italian: Vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë janë ankuar për investigimet ndaj tyre

Ai ka përmendur masat që janë marrë gjatë vitit të kaluar të cilat kanë ndikuar në punësimin e grave dhe të rinjve.

Sipas tij, përmes atyre masave janë punësuar pesë mijë gra.

Edhe ministri Hekuran Murati ka thënë më këtë po përmbushet premtimi për punësim të garantuar për moshat nga 18 deri në 25 vjet.

Sipas tij, nga kjo mbështetje llogaritet që vetëm vitin e para të përfitojnë rreth 10 mijë persona.

Ai ka thënë se paga që do t’iu jepet nga Qeveria është në shumë prej 264 euro, duke e bërë efektive këtë nivel të pagës pa kaluar në Kuvend.

Lexo më shumë  Brenda aferës së inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: Banda e 5 drejtorëve, edhe te 60 mln eurot e dherave!

“Bizneset nuk do të kenë kosto shtesë për gjashtë muajt e parë dhe do të trajnojë të rinjtë për punë. Ndërsa Qeveria do të mbështesë me paga për atë periudhë”, ka thënë Murati.

Ai ka shtuar se platforma do të ketë edhe një mekanizëm që do të mbikëqyrë në mënyrë që të mos ketë keqpërdorime.

Murati ka ftuar bizneset që nga sot të shpallin konkurset në këtë platformë dhe Qeveria t’i mbështesë për punësim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *