KryesoreOpinion/Aktualitet

Sa shqiptarë ka në foto?

Nga Bekim Qoku

Nuk e di a është e vërtetë thënia, por edhe po të mos ishte duhej shpikur: “Sikur edhe ajri të vinte nga Serbia, si shqiptarë s’do duhej ta merrnim.” Me këtë Serbi të sotme, nuk ka asnjë gjasë që shqiptarët të kenë sado pak përfitim.

Nuk ka vërtet asnjë kuptim kjo sjellje e shtetit shqiptar lidhur me këtë temë.

Është kaq ashiqare dëmi që i shkaktohet Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, është kaq evidente favori që po i bëhet kësaj Serbie luftënxitëse dhe në thelb antishqiptare, saqë kur i sheh fotot dhe skenat krah për krah me Vuçiqin, ministrin e Millosheviqit, të duken disi surreale, absurde.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Nuk më vjen ndërmend për momentin, që udhëheqja politike shqiptare në Shqipëri, Maqedoni, tash aksidentalisht edhe në Mal të Zi, që për ndonjë temë a çështje të caktuar në raportet e brendshme apo ndërkombëtare, të mbajë qëndrim kaq radikalisht dhe diametralisht të kundërt me me qëndrimin popullor mbarëkombëtar shqiptarë.

Kjo mungesë sintonie midis popullit dhe përfaqësuesve zyrtar i bën shumë dëm edhe vetë nocionit të demokracisë. Përfaqësuesi flet për të paktën gjysmën e popullsisë. Por këta në foto nuk flasin as për 1 % të qytetarëve të tyre.

Lexo më shumë  Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Ne dimë situata të ndryshme ku hahet debati, por jo kështu. Nuk e di a ka pasur një hendek kaq të madh sa kjo me Ballkanin e Hapur midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve. Thjesht e pabesueshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *