Bota

Sa po tregtohet çmimi i një fuçie nafte sot në tregun ndërkombëtar?

Çmimet e naftës ranë nën nivelin 105 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot, pasi frika mbizotëroi sërish mes tregtarëve se ngadalësimi ekonomik do të godasë kërkesën për naftë, duke lënë në plan të dytë furnizimet e ngushta.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie për dorëzim në muajin shtator pas mesditës ishte me 1.62 dollarë më i ulët se në momentin e mbylljes së djeshme dhe arriti në 104.65 dollarë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u mbylli me plus 5.11 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi tregtohet sot me një çmim më të ulët prej 1.87 dollarë, nga 100.73 dollarë.

Në një raport të veçantë, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) njoftoi sot se një fuçi e naftës kushtonte 108,76 dollarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *