Bota

Sa njerëz kanë humbur jetën deri më tani në luftën Pakistan-Afganistan?

Të dhënat e fundit nga përleshjet midis forcave pakistaneze dhe talibanëve afganë tregojnë humbje të konsiderueshme, por shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Të dyja palët pretendojnë se kanë shkaktuar humbje kundërshtarit, duke theksuar intensitetin e përleshjeve në këtë zonë të tensionuar kufitare.

Sipas zëdhënësit të qeverisë pakistaneze, Mosharraf Zaid deri më tani janë vrarë 133 luftëtarë talibanë afganë.

Lexo më shumë  Anëtarësim në Bashkimin Evropian pa veto? Ideja që po diskutohet në heshtje në Bruksel

Gjithashtu janë lënduar më shumë se 200 ushtarë, 27 pozicione janë shkatërruar, ndërsa nëntë janë marrë nën kontroll.

Nga ana tjetër, zëdhënësi taliban, Mudzhahid, raportoi se 55 ushtarë pakistanezë janë vrarë.

Po ashtu janë marrë nën kontroll 19 pozicione pakistaneze dhe tetë luftëtarë talibanë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje të dyja palëve që të respektojnë menjëherë të drejtën ndërkombëtare dhe t’i rikthehen dialogut.

Lexo më shumë  Rusia humb një fabrikë kimike strategjike pas sulmit të ukrainasve

Irani ka ofruar ndërmjetësim në bisedime, ndërsa ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite dhe Pakistanit kanë zhvilluar tashmë konsultime urgjente telefonike me synim uljen e tensioneve. 

Rruga Press

YouTube player