Lajme

Sa kushton futja e drogës në qelitë e burgjeve?

Përgjimet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit për korrupsionin në burgje, kanë zbuluar tarifat që paguanin të dënuarit për futjen në qeli të drogës, alkoolit dhe sendeve të tjera të paligjshme.

Euronews Albania sjell disa nga bisedat e të dënuarve me familjarë e sekserë, ku përfshihen edhe zyrtarët e burgjeve.

futja e drogës në qelitë e burgjeve

Përgjimet tregojnë se të dënuarit paguajë edhe për qëndrimin në qeli me kushte më të mira.

Kur të dënuarit kërkojnë favore me këmbëngulje, ryshfeti rritet.

Lexo më shumë  National Geographic: Ishulli i Sazanit në Shqipëri ka qenë objekt luftërash për mijëra vjet

Nga hetimet në të 3 burgjet, Elbasan, Peqin dhe Drenovë ka rezultuar se nga qelia të dënuarit e privilegjuar vendosin edhe baste sportive dhe askush nuk i kontrollonte.

Me anë të celularëve që mbanin në qeli, disa prej të dënuarve flisnin lirisht me njëri tjetrin nga burgu në burg.

Për të faktuar përfshirjen e policëve të burgjeve në këtë skandal, prokuroria ka parë edhe filmimet e kamerave të sigurisë në këto institucione.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind
YouTube player