Bota

Sa % e amerikanëve mendojnë se lufta civile është e mundshme brenda dekadës

Më shumë se dy të pestat e amerikanëve besojnë se lufta civile është të paktën disi e mundshme në 10 vitet e ardhshme, sipas një sondazhi të ri – një shifër që rritet në më shumë se gjysmën mes “republikanëve të fortë” të vetë-identifikuar. 

Mes retorikës së ashpër nga mbështetësit e Donald Trump, gjetjet, në hulumtimin e YouGov dhe The Economist, pasojnë rezultate të ngjashme në sondazhe të tjera.

Të dielën mbrëma, senatori i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, parashikoi “trazira në rrugë” nëse Trump akuzohet për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, materiale të gjetura nga FBI në shtëpinë e Trump këtë muaj.

Graham u kritikua në masë të gjërë lidhur me këtë deklarim. Të hënën, Mary McCord, ish-zëvendës prokurore e përgjithshme në detyrë, tha për CNN se ishte “tepër e papërgjegjshme që një zyrtar i zgjedhur në thelb të bënte kërcënime të fshehura të dhunës, vetëm nëse zbatimi i ligjit dhe Departamenti i Drejtësisë … e bëjnë punën e tyre”.

Duke thënë se “njerëzit janë të zemëruar, ata mund të jenë të dhunshëm”, tha McCord, tregoi se “ajo që [Trump] di dhe ajo që di gjithashtu Lindsey Graham … është se njerëzit e dëgjojnë atë dhe njerëzit në të vërtetë mobilizohen dhe bëjnë gjëra.

Lexo më shumë  Evropa, 2 herë më e nxehtë se norma/ Raporti i OBM-së: Kontinenti kaloi vijën e kuqe

“6 janari ishte rezultat i kësaj taktike të njëjtë nga Presidenti Trump dhe aleatët e tij.”

Nëntë vdekje, përfshirë vetëvrasjet mes oficerëve të policisë, janë lidhur me sulmin në Kapitol Hill më 6 janar 2021, kur mbështetësve të Trumpit u tha të “luftonin me të gjitha forcat” për ta përmbysur humbjen e tij nga Joe Biden, u përpoqën ta ndalonin certifikimin e rezultateve zgjedhore.

Që atëherë, frika nga dhuna politike është rritur.

Shumica e ekspertëve besojnë se një konflikt i armatosur në shkallë të plotë, e tilë sikurse lufta civile amerikane e viteve 1861-65, nuk ka mundësi të ndodh.

Por shumë kanë frikë nga një rritje e ndarjes së ashpër politike dhe dhunës në mënyrë eksplicite politike, veçanërisht pasi politikanët republikanë që e mbështesin gënjeshtrën e Trump për mashtrimin zgjedhor konkurrojnë për Kongresin, postet e guvernatorit dhe postet kryesore të zgjedhjeve shtetërore.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut do të eksportojë raketa në Rusi

Këtë muaj, Rachel Kleinfeld, specialiste e konflikteve civile në Carnegie Endowment for International Peace, i tha Guardian se “vendet me demokraci dhe qeveri aq të forta sa ajo e Amerikës nuk bien në luftë civile. Por nëse institucionet tona dobësohen, historia mund të jetë ndryshe.”

Në sondazhin e YouGov dhe The Economist, 65% e të gjithë të anketuarve thanë se dhuna politike ishte rritur që nga fillimi i vitit 2021. Pak më pak, 62%, mendonin se dhuna politike do të rritej në vitet e ardhshme.

Pjesëmarrësit u pyetën gjithashtu: se “ për 10 vitet e ardhshme, sa e mundshme mendoni se do të ketë një luftë civile në këtë vend?”

Midis të gjithë qytetarëve amerikanë, 43% prej tyre janë deklaruar se lufta civile ishte të paktën disi e mundshme. Mes demokratëve dhe të pavarurve të fortë, kjo shifër ishte 40%. Por mes republikanëve të fortë, 54% thanë se lufta civile ishte të paktën disi e mundshme./The Guardian

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *