BotaKryesore

Rutte për kërcënimet ruse me dronë: Duhet ta ruajmë qiellin tonë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Aleanca Veriatlantike duhet të ruajë qiellin e saj. 

Në një konferencë të mbajtur të martën me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke iu referuar pamjeve të fundit të dronëve në aeroportet në kryeqytetin danez Kopenhagë, pas incidenteve në Poloni dhe Estoni, ai përsëriti nevojën që hapësira ajrore e vendeve të NATO-s.

Lexo më shumë  Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

“Duhet ta mbrojmë qiellin tonë. Pra, nisma për ndërtimin e murit me dronë është në kohën e duhur dhe e nevojshme”, ka thënë Rutte, raportoi “Anadolu Agency”.

Pas ndërhyrjeve të fundit ajrore ruse, vendet e BE-së zhvilluan bisedimet e tyre të para mbi ndërtimin e një sistemi mbrojtës kundër dronëve.

Shumë shtete të BE-së, përfshirë Poloninë, Rumaninë, Letoninë, Estoninë, Norvegjinë dhe Danimarkën, kanë raportuar shkelje të hapësirës ajrore ose ndërprerje nga dronë, disa prej të cilëve janë konfirmuar të jenë me origjinë ruse.

Lexo më shumë  Fluturimet e shumta ruse drejt Teheranit gjatë protestave nxisin dyshime se Irani po transferon arin në Rusi

Rruga Press

YouTube player