KryesoreLajme

Enver Dugolli: Nga viktimë e torturave në vitet ’80, sot i paditur për deklaratat ndaj ish-oficerit të UDB-së

Enver Dugolli, ka bërë të ditur se është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në cilësinë e të paditurit për “nxitje të urrejtjes”.

Padia është ngritur nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shpend Istogu, djali i ish-oficerit të UDB-së, Ajet Istogu, të cilin Dugolli e akuzon për tortura ndaj të rinjve dhe intelektualëve shqiptarë gjatë viteve ’80.

Dugolli kujtoi se edhe vetë kishte përjetuar dhunë fizike e psikike nga Istogu, duke thënë se pasojat e asaj kohe vazhdojnë të jenë të gjalla edhe sot. Ai shtoi se familjarët e ish-oficerit, në vend se të shprehnin keqardhje apo kërkonin falje, kanë zgjedhur rrugën e padisë.

Lexo më shumë  Arrestohen edhe katër persona për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt

“Është e habitshme dhe e dhimbshme që, pas 44 vitesh, historia duket se përsëritet: atëherë, babai i tij më torturoi dhe përgatiti dosjen për aktakuzë të rëndë; sot, djali i tij më padit për ‘nxitje të urrejtjes’”, deklaroi Dugolli.

Ai theksoi se nuk do të tërhiqet nga deklarimet e tij publike, duke kërkuar që Prokuroria Speciale të merret me dëshmitë e krimeve të kryera ndaj të burgosurve politikë dhe shqiptarëve gjatë regjimit serb, e jo me, siç i quajti ai, “pretendime boshe”.

Lexo më shumë  Pas 23 vitesh në euro, apartamentet në Shqipëri fillojnë të shiten në lekë, ngrihen indirekt çmimet

Sipas tij, ky proces nuk është vetëm çështje personale, por prekje e plagëve të qindra e mijëra shqiptarëve që kanë vuajtur torturat e aparatit shtypës të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Rruga Press

YouTube player