Rutte: Kërcënimi rus do të mbetet edhe pas një marrëveshjeje për Ukrainën
NATO-ja është e fokusuar ashpër në mbështetjen e Ukrainës, ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte të enjten, përpara një takimi të diplomatëve më të lartë të aleancës, ku do të marrë pjesë edhe sekretari i amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
“Ky nuk është një takim, natyrisht, për çështjet dhe temat ekonomike. Ne jemi vërtet të përqendruar. Fokusi këtu i të 32 vendeve anëtare është se si të mbrojmë territorin e NATO-s kundër rusëve, kërcënimi ynë afatgjatë, i cili do të ekzistojë edhe pasi shpresoj se do të ketë një marrëveshje për Ukrainën. Kërcënimi rus do të jetë atje për shumë vite në vijim.”
Rutte ka theksuar se bisedimet do të përqendrohen në mbrojtjen dhe nuk do të trajtojnë tarifat gjithëpërfshirëse të shpallura nga Trumpi të mërkurën.
Aleatët evropianë dhe Kanadaja janë thellësisht të shqetësuara nga gatishmëria e presidentit, Donald Trump për t’u afruar më shumë me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, i cili e sheh NATO-n si një kërcënim, ndërsa SHBA-ja punon për të ndërmjetësuar një armëpushim në Ukrainë.
Komentet dhe fyerjet e fundit të Shtëpisë së Bardhë drejtuar aleatëve të NATO-s, Kanadasë dhe Danimarkës, si dhe vetë aleancës ushtarake, kanë ngritur alarmin dhe konfuzionin, veçanërisht me tarifat e reja të SHBA-së që synojnë miqtë dhe armiqtë e SHBA-së.
Rruga Press