Bota

Rusia vijon persekutimet, burg për avokatët e Navalny

Avokatët e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, janë shpallur fajtorë nga një gjykatë ruse për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste dhe janë dënuar me 3.5 deri në 5.5 vjet burg.

Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Alexei Lipcher u arrestuan në tetor 2023 dhe u shtuan muajin në listën zyrtare të “terroristëve dhe ekstremistëve”.

Lexo më shumë  Trump i bashkohet Putinit në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë

Navalny, i cili vdiq papritur në një burg në Arktik, ishte gjithashtu dënuar për ekstremizëm dhe akuza të tjera, të cilat ai i mohoi.

Gruaja e tij, Julia Navalnaya, i cilësoi avokatët si të burgosur politikë dhe tha se ata u arrestuan vetëm për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre profesionale.

Kremlini ka shmangur komentet mbi çështjet gjyqësore individuale, por autoritetet ruse kanë etiketuar Navalny dhe mbështetësit e tij si tradhtarë të mbështetur nga Perëndimi, që kërkojnë të destabilizojnë vendin.

Lexo më shumë  Zelensky në trevjetorin e nisjes së luftës lavdëron ukrainasit për rezistencën

Rruga Press

YouTube player