BotaKryesore

Rusia vijon me kërkesat e paarsyeshme: NATO duhet të deklarojë publikisht se Ukraina nuk do të jetë pjesë e aleancës

Moska dëshiron që NATO të deklarojë publikisht se nuk do ta lejojë Ukrainën të bashkohet me aleancën, sipas një deklaratë të një diplomati rus, Konstantin Gavrilov.

“Rusia do të insistojë që NATO të shpallë publikisht se Ukraina nuk do të jetë kurrë pjesë e aleancës”, tha Gavrilov.

Lexo më shumë  WSJ: Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

Komentet e Gavrilov vijnë ndërsa ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel, në një takim që do të zgjasë dy ditë.

Rusia ka bërë thirrje vazhdimisht për garanci nga fuqitë perëndimore se, Ukraina nuk duhet të jetë pjesë aleancës por NATO nga ana tjetër thotë Ukraina se, si një komb sovran duhet të jetë e lirë të vendosë për aleancat e saj të sigurisë.

Ukraina është aktualisht një “vend partner”, që do të thotë se mund të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme.

Por, presidenti rus Vladimir Putin pretendon se fuqitë perëndimore po përdorin aleancën për të shfuqizuar Rusinë dhe ai dëshiron që NATO t’i japë fund aktiviteteve të saj ushtarake në Europën Lindore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *