Lajme

E gjithë Shqipëria me reshje shiu, si ndryshon moti në orët e mbrëmjes

Vendi u zgjua sot me vranësira dhe reshje shiu, të cilat u shtuan me kalimin e orëve në të gjithë territorin, ku pjesa më e prekur është Ultësira Perëndimore dhe rajoni qendror.

Deri më tani nuk ka të dhëna për përmbytje pavarësisht se në disa zona priten reshje me intensitet të lartë, deri në 20 mm shi.

Lexo më shumë  Llugaliu: Në dy vitet e fundit importi nga Serbia ka rënë për 70 për qind

Siç raportohet nga Meteoalb, reshjet pritet të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme në të gjithë vendin edhe pse me intensitet më të ulët.

Fill pas mesnatës vranësirat do të lenë territorin e vendit duke bërë që gjatë ditës së nesërme të kemi mot të kthellët me temperatura optimale për këtë muaj.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti përkujton 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër të Shqipërisë: Dha shembullin e një burrështetasi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *