Bota

Rusia thotë se marrëdhëniet me SHBA-në janë “përtokë”

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë “përtokë”, i tha Kremlini agjencisë ruse të lajmeve RIA, transmeton Rruga Press.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kishte disa kanale për dialog, por se lidhjet në fusha të tjera ishin të tendosura.

“Krerët e shteteve janë në dialog, ka dialog në fronte të tjera,” citoi RIA të ketë thënë Peskov në një intervistë.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Joe Biden kanë qenë në kontakt me telefon të shtunën. “Disa vite më parë kishte zero dialog, nuk kishte asnjë kontakt të tillë”, tha Peskov.

“Por për pjesën tjetër, për fat të keq, në marrëdhëniet dypalëshe mund të flitet vetëm për rekorde negative. Jemi në një pikë shumë, shumë të ulët. Marrëdhenia në fakt është e shtrirë përtokë,” shtoi ai.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *