Bota

Rusia tha se e rrafshon për 10 sekonda, njihuni me qytetin nëntokësor të Finlandës, sa njerëz mund të strehohen

Në një kohë që Finlanda ka vendosur që të aplikojë për në NATO, zyrtarët e këtij vendi po përgatiten për çdo skenar të mundshëm.

Nën kryeqytetin Helsinki ndodhet një rrjet i madh bunkerësh bërthamorë, që mund të strehojë rreth 900 000 persona, në rast se Rusia i kthen në realitet kërcënimet e saj për ta “rrafshuar Finlandën për 10 sekonda”.

Lexo më shumë  “Përgatituni për luftë”, shefi i forcave të armatosura britanike lëshon paralajmërim të fortë teksa kërcënimi rus rritet

Një zyrtare e Bashkisë së Helsinkit tha për Daily Mail: “Si vend neutral, gjithmonë e kemi ndjerë nevojën për të mbrojtur veten dhe këtë gjë kemi bërë. Bunkerët nëntokësorë i kemi nga eksperienca jonë gjatë Luftës së Dimrit dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të gjithë kemi të afërm që kanë vuajtur nga këto trauma”.

Rrjeti i bunkerëve nëntokësorë finlandezë përfshin lokale, terrene sportive, pista për makina kart dhe parkingje makinash. Portat hyrëse për në bunkerët nëntokësorë janë shumë të trashë dhe e përballojnë fare mirë një shpërthim bërthamor.

Lexo më shumë  Viti më i mirë i regjistruar i bankave evropiane: Cili është parashikimi për vitin 2026?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *