Bota

Rusia sulmon rajonin e Kharkivit duke hapur një front të ri

Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh tokësor në rajonin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, mëngjesin e të premtes, duke përparuar 1 km afër kufirit me qytetin Vovchansk, në një përpjekje për të krijuar një zonë sigurie, ka thënë një burim ushtarak ukrainas, raporton Reuters.

Sulmi hapi një front të ri në luftën më shumë se dy-vjeçare që ka Rusia ka nisur në Ukrainë.

Luftimet në zonat kufitare të rajonit të Kharkivit kanë vazhduar, derisa Kievi ka dërguar forca shtesë në zonë për të krijuar përforcim, ka deklaruar ministria ukrainase e Mbrojtjes.

“Afërsisht rreth orës 5:00 të mëngjesit kishte një përpjekje të armikut për të thyer linjën tonë të mbrojtjes nën mbulesën e veturave të blinduara. Deri tani, këto sulme janë zmbrapsur, betejat e intensiteteve të ndryshme po vazhdojnë”, ka bërë të ditur ministria.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Një zyrtar ushtarak ukrainas i cili ka folur në kushte anonimiteti ka thënë se forcat ruse kanë hyrë 1 km brenda kufirit ukrainas, dhe po synonin t’i shtynin forcat e armatosura ukrainase deri në 10 km brenda Ukrainës. Mirëpo, forcat e Kiveit kanë arritur t’i mbanin prapa.

Ukraina i ndoqi trupat ruse nga pjesa më e madhe e rajonit të Kharkiv-it në vitin 2022, viti i parë i luftës, por pas kundërsulmit të Kievit vitin e kaluar, forcat ruse janë rikthyer në ofensivë dhe avancojnë ngadalë në rajonin e Donetskut më në jug.

Lexo më shumë  OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Frika u rrit në mars për qëllimet e Kremlinit në rajonin e Kharkivit, kur presidenti rus, Vladimir Putin bëri thirrje për krijimin e një zone të sigurt brenda territorit ukrainas që ai tha se ishte e nevojshme për të mbrojtur Rusinë.

Që atëherë, Kharkivi, i cili është veçanërisht i prekshëm për shkak të afërsisë së tij me Rusinë, është goditur nga sulmet ajrore që kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike të rajonit.

Më shumë se dy vjet pas pushtimit, Moska ka vrullin e fushëbetejës dhe Ukraina përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe rezervave të predhave artilerie dhe mbrojtjes ajrore.

YouTube player