Lajme

Rusia sulmon Konsullatën e nderit të Shqipërisë në Ukrainë

Rusia nuk po kursen as objektet e misioneve diplomatike në Ukrainë.

Së fundmi është sulmuar edhe Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.

Konsullata ndodhet në qytetin e Kharkovit dhe sulmi ndaj saj ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15.

Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytetin  e Kharkovit ka njoftuar se stafi I misionit diplomatik ndodhet në vend të sigurt.

Lexo më shumë  Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë provokuese

“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u garantua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, thuhet në njoftimin e konsullatës.

Ndërsa sot gjatë ditës  Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka shpallur Shqipërinë shtet jomiqësor.

Kujtojmë ditë më parë cak i sulmeve ruse ishte edhe një konsullatë e Republikës së Sllovenisë.

Lexo më shumë  Nafta në 200 lekë/litër. Në Shqipëri qytetarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *